Një person ka mbetur i vrarë me plumb në kokë në një lokal në Kavajë. Mësohet se viktimë e këtij atentati ka mbetur Arjan Gosa, vëllai i Edmond Gosës, i vrarë rreth dy muaj më parë. Ngjarja është shënuar ditën e dielë në orën 18:00 në një lokal afër shkollës Rilindja. Policia identifikon dhe shpall ne kërkim Habib Rexhen, si autor te dyshuar te vrasjes se Arjan Goses. Gazetar: Gerald Qerimi