Në Tiranë iu dha sot lamtumira e fundit Liri Belishovës, ish partizane dhe më pas komuniste, e cila u kthye në armike të regjimit të shkuar, që e ndëshkoi për gati 3 dekada. Gruaja që sfidoi Enver Hoxhën është e vetmja që pas viteve ’90 kërkoi falje për komunizmin. Genta Popa sjell profilin e Liri Belishovës përmes intervistës së fundit që ajo i dha Top Channel 2 vite më parë.