Gruaja në krye të shërbimit inteligjent shqiptar: Vlora Hyseni – Top Talk
06/04/2023 16:00

Nga inteligjenca e Kosovës në atë të Shqipërisë, Vlora Hyseni ish zëvendës drejtore e agjencisë së sigurisë së Kosovës, e cila më pas mbante postin e këshilltares për sigurinë te kryeministri Edi Rama, tashmë është në krye të SHISH. Ajo ka mbajtur një profil të ulët gjatë kohës kur këshillonte Ramën për çështjet e sigurisë kombëtare. Më 1 korrik të vitit 2021 me propozim të kryeministrit Albin Kurti u shkarkua nga posti i zëvendës drejtores në “Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë”, ku Vlora Hyseni qëndroi për katër muaj. Por nuk pati një arsye për heqjen e saj nga ky post, të paktën zyrtarisht. Në atë kohë ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, e komentoi largimin e Hysenit nga Agjencia për Inteligjencë si skandal, paranojë dhe papërgjegjshmëri të Albin Kurtit. Në shtator të 2021, Vlora Hyseni la Kosovën dhe nisi punë si këshilltare e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Për dekretin e firmosur nga presidenti Bajram Begaj që do ta çonte në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni priti rreth tre jave. Ajo bëhet gruaja e parë në drejtimin e shërbimit inteligjent shqiptar, të dominuar deri më tani nga burrat. Ajo vihet në krye të SHISH në një kohë kur nga sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, nuk mbeti pa u prekur ky institucion, me ekspozimin e emrave të qindra punonjësve të shërbimit sekret. (Ardi Pulaj) Programi "Top Talk" në Top Channel është i mbështetur në konceptin e intervistave për temën më të rëndësishme të ditës. Intervistat janë projektuar me minutazh të shkurtër dhe me pyetje të drejtpërdrejta, për të ballafaquar të intervistuarit me fakte, prova, dëshmi apo qëndrime mbi ngjarje dhe rrethana të ndryshme. Gazetare: Juli Xhokaxhi

“Nëse një të ri e mban 8 orë në punë, zëre se e ke futur në burg” – Top Talk
11/03 16:38
“Të rinjtë janë më dembelë, studentët nuk bëjnë asnjë projekt pa AI – Top Talk
11/03 16:37
Përplasja e brezave në punë: Konflikt kulturor apo krizë menaxhimi? – Top Talk
11/03 16:36
‘Nuk kemi asnjë kokërr gruri rezervë’ eksperti; Shqipëria duhet të krijojë rezerva strategjike
10/03 16:40
Deklarata e Trump ul çmimin e naftës/ ekspertja ‘bursat do të jenë të paqëndrueshme për vite’
10/03 16:40
Bujqësia “në luftë” me çmimet, pasojat e krizës së Lindjes së Mesme – Top Talk
10/03 16:40
“Shteti merr qyl 20% të çmimit të naftës, të heqë dorë ose të rimbursojë TVSH -në”
09/03 16:29
“Nafta 2600 lekë/litër” gazetarja shpjegon sa po efektet e luftës në Iran
09/03 16:28
Çmimet në rritje, si po e paguan Shqipëria luftën në Lindjen e Mesme – Top Talk
09/03 16:27
Miliona për tenderat, kush i kontrollon blerjet e mëdha? – Top Talk
06/03 16:40
“Pabarazia në tendera? Po krijohet një sistem i ri me AI” – Top Talk
06/03 16:38
“Kursyem 35.5 mln euro nga tenderat”, Pogaj flet për prokurimet publike – Top Talk
06/03 16:38
“Kurseni, jemi në “kohë” lufte”, eksperti: Efektet do të ndihen edhe në Shqipëri – Top Talk
05/03 16:41
Bibe nga zona e luftës: Ka luftime trup më trup, janë përfshirë 12 vende,Izraeli po futet në Bejrut
05/03 16:41
Nga lufta te tregjet financiare: pse po dobësohet euro? | Top Talk
05/03 16:39
“Rradhë në dogana”, Memaj: Rruga nga Maqedonia e Veriut më e shtrenjtë – Top Talk
27/02 16:38
Probleme me transportin në Juglindje/Anullohen rezervimet për në Korçë – Top Talk
27/02 16:37
Shtrenjtohet bileta për në Korçë, rritet me 300 lekë bileta – Top Talk
27/02 16:37
“Të ngremë marrëdhëniet tona ekonomike në lartësinë e marrëdhënieve politike!” – Top Talk
24/02 19:53
“Kukësi, muze i varfërisë”, aktivisti flet për dramën e 30 vjeçare të Veriut – Top Talk
23/02 16:31
DIGITALB DIGITALB