Miliona euro çdo vit shkojnë për të subvencionuar ndërmarrjet tregtare me pronësi shtetërore. Fabrika, Uzina, madje dhe institucione financiare dalin me humbje por vijojnë të punësojnë mijëra persona. Një pjesë e tyre janë në proces falimenti prej dekadash, ndërsa një pjesë tjetër hapen e mbyllen brenda pak vitesh duke gllabëruar miliona. Kush është përgjegjës për menaxhimin e pronës publike? A përdoren këto institucione për punësime elektorale dhe favore?