Rritet numri i rasteve, të personave të prekur nga virusi i gripit në vendin tonë. Sipas raportimeve që vijnë nga Instituti i Shëndetit Publik në javën e parë të janarit, kanë rezultuar 433 raste me grip, rastet e të cilëve janë konfirmuar në laboratorin e ISHP-së. Specialistë të ISHP thonë se tanimë janë duke qarkulluar të dy tipet e viruseve të gripit, A dhe B, si dhe nëntipet AH1N1 dhe Ah3N2. Por, predominon AH3N2. Nuk kanë munguar edhe rastet e rënda të cilat janë shtruar në spital. Fëmijët e vegjël janë dhe më të prekurit nga virusi i gripit të cilët manifestojnë dhe simptoma më të rënda.