Dhjetë ditë nga ngjarja tragjike ku humbi jetën i mituri Martin Cani, grupi i hetimit ka mbyllur për herë të tretë pyetjen e të miturve të përfshirë në përleshje. Tre nga fëmijët e dëshimtarë të përfshirë në grindje e që ishin shokë me Martinin kanë përsëritur se nuk ka patur autor tjetër të implikuar në krim, përveç të dyshuarit tashmë të arrestuar. Ndërkohë që shoku i katërt i tyre, që mbeti i plagosur, ka thënë sipas burimeve se dikush i qëlloi me thikë pas shpine dhe ai nuk ishte autori i dyshuar M. P. Ndaj këtyre deklarimebe ka reaguar policia e shtetit dhe vetë ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.