Belinda Balluku është emri më i diskutuar i politikës shqiptare momentalisht. Zv.kryeministrja dhe Ministria e Infrastrukturës ka vendosur përballë drejtësinë dhe qeverinë në një ping-pong institucional që vazhdoi dhe sot. Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit ishte planifikuar të mblidhej ditën e sotme për të vendosur në lidhje me kërkesën e Prokurorisë së Posacme për heqjen e imunitetit të Ballukut që con në arrestimin e saj. Nuk ka ndodhur kështu, pasi me kërkesë të anëtarëve të PS, mbledhja është shtyrë për një datë të pacaktuar. Argumentimi? Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo e fundit, si institucioni më i lartë i drejtësisë në vendin tonë, ka në dorë një patate të nxehtë që mund të jetë thelbësor jo vetëm për të ardhmen politike të Ballukut, por dhe vetë qeverisë Rama, apo SPAK-ut të Brahos. Gjykata Kushtetuese u mblodh ditën e martë për të vendosur në lidhje me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për pezullimin e Belinda Ballukut nga pozita e zv.kryeministres dhe ministres së infrastrukturës nga SPAK. Anëtarët e kësaj gjykate nuk dolën me një vendimmarrje duke fituar më shumë kohë. Opozita pati akuza të forta në lidhje me shtyrjen e mbledhjes së këshillit të mandateve, duke reaguar dhe nëpërmjet liderit të saj, Sali Berisha që ndodhet në Bruksel.