Kriza e borxhit që ka mbërthyer Greqinë ka hyrë në një fazë të re dhe tepër të rrezikshme, siç e cilësojnë mediet e huaja e veçanërisht “the Guardian”, teksa vendi i goditur nga mungesa e likuiditetit ka bërë të ditur se do të shtyjë pagesën prej 300 milionë eurosh, këst të cilin duhet ta shlyente brenda kësaj të premteje kundrejt FMN-së.