Greqia, megjithëse është një vend anëtar i BE që ende nuk ka njohur pavarësinë e shtetit kosovar, ka reaguar pozitivisht ndaj arritjes së marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e karakterizuar atë si një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në të gjithë Europën.