Athina vendos të zhvendosë migrantët nga ishujt. Gjendja në kampet e tejmbushura në ishujt e Egjeut është aq dramatike, saqë vetëm akomodimi në kampet brenda vendit mund të lehtësojë disi situatën. Qeveria në Athinë ka zhvendosur deri më tani 350 emigrantë duke i sjellë në kampet brenda vendit dhe qindra të tjerë do të dërgohen të hënën në Pire.