Pasi KQZ i hoqi mandatin kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit më 5 korrik, qytetarët e kësaj bashkie do t'i drejtohen kutive më 4 gusht për të votuar për kryetarin e ri. Kjo datë u dekretua edhe nga presidenti i Republikës, Bajram Begaj të cilit iu komunikua vendi vakant në Bashkinë Himarë nga këshilli i ministrave. Për këtë arsye, forcat politike në Shqipëri janë vënë në lëvizje për të emëruar kandidatët e rinj që do të konkurrojnë për t'u ulur në karrigen e Bashkisë Himarë. Gazetar: Orest Floku