Çështja e Fredi Belerit ka krijuar tensione mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa kjo e fundit pavarësisht presionit nga Bashkimi Europian vijon kërcënimet se do të bllokojë rrugëtimin e vendit tonë drejt integrimit europian. Kësaj here është CNN grek që shkruan se Greqia i ka paraqitur Coperer-it (komiteti i përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare në BE ), një rezervë të shprehur në lidhje me ecurinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë. Sipas mediave, Greqia nuk do të japë pëlqimin për ecurinë e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë, për sa kohë që nuk ka zhvillime pozitive në lidhje me marrjen e detyrës së kryetarit të zgjedhur të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, në burg që prej muajit maj. Gazetare: Luçiana Hulej