Është arritur kuota prej 750 personash që pala greke lejon për të kaluar kufirin, por pas urdhrit të dhënë nga pala greke ka rinisur sërish puna në doganën e Kakavijës. Qeveria greke njoftoi më herët se do të punohet deri në orë 23:00 të ditës së sotme, e nëse nuk përfundohen procedurat mund të zgjasë gjatë gjithë natës.