Prej mëngjesit të së martës, për 48 orë rresht, mediat greke heshtin. Protesta e radhes së unioneve te shtypit ka filluar pikërisht ditën kur përfaqësuesit e troikes vizitojne Athinen per te filluar negociatat më të rendesishme me qeverine, ne menyre qe te vleresojne ne se do t'i jepet apo jo Greqise paketa prej 130 miliard eurosh, e cila do ta shpetoje ate nga falimentimi.