Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka rënë pre e dy komedianëve rusë të njohur si Vovan dhe Lexus, duke menduar se po komunikonte në telefon me presidentin e Letonisë. Siç dëgjohet duke folur në videon e publikuar nga komedianët rusë, Kurti flet për mediat e opozitën, duke pretenduar se ka pasur luftë hibride ndaj qeverisë së tij.