Dhunimi i një të burgosuri shqiptar nga 4 efektivë të policisë greke ka marrë përmasa të mëdha orët e fundit edhe në shtypin vendas. Kanalet e mëdha televizive, gazetat dhe portalet i janë referuar me hollësi dhe detaje torturave që i janë bërë 33-vjeçarit Sajmir Zefi i njohur edhe si Simos Prelas. Katër efektivë policie janë arrestuar dhe akuzohen se kanë torturuar dhe rrahur 33-vjeçarin gjatë transferimit të tij nga Selaniku në Athinë. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj