Svetlana Alexievich është e para gazetare që fiton çmimin Nobel në letërsi. Ajo renditet e 14 në listën e femrave që kanë marrë këtë vlerësim nga Akademia e Shkencave në Suedi. Si gazetare investigative, ajo është bërë e njohur me librin "Zëra nga Çernobili", ku ndër të tjera shkruan "Më tregoni një novelë të imagjinuar për Çernobilin, nuk ka asnjë sepse realiteti është më shumë sesa fantazi".