Në shtëpitë boboshtare, fshatit të njohur për manat shekullore rakia e prodhuar prej tyre nuk mungon asnjëherë. Qerasja me raki mani është një prej traditave që tregon mikpritjen në fshatin e mbushur me pemët aq të njohura që identifikojnë Boboshticën. Jo vetëm burrat por edhe gratë janë kthyer në mjeshtre të nxjerrjes së rakisë së manit që dallohet nga ngjyra e gjelbër e që sipas banorëve ka veti kurative të shumta. Në verë thuajse në ccdo shtëpi kazanët e rakisë janë vënë në punë. Eleni Kuro është një prej të moshuarave të fshatit që nxjerrjen e rakisë e bën prej vitesh ndërsa tregon se ky proces do një kujdes të veccantë