“Grabitja e bankës u kthye në shkencë”, Fred Cako: kriminelët tanë nga lakmia merren me drogë
16/07/2025 23:10

Në botën e krimeve dhe pengmarrjeve, ndonjëherë ndodhin gjëra që sfidojnë logjikën. E paimagjinueshmja është Sindroma e Stokholmit, një fenomen i rrallë, por tronditës, ku viktimat e dhunës dhe pengmarrjes fillojnë të ndjejnë simpati, madje edhe dashuri, për pengmarrësit e tyre. Ishte gushti i vitit 1973. Një grabitës bankash sulmoi një bankë në qendër të Stokholmit, Suedi. Ai mbajti katër pengje për gjashtë ditë, i armatosur dhe i rrezikshëm. Por gjatë këtyre ditëve ndodhi diçka e pabesueshme: pengjet jo vetëm që refuzuan të dëshmonin kundër tij, por njëra prej tyre filloi të mbronte publikisht agresorin. Psikologët mbetën të tronditur. Media e quajti fenomenin “Sindroma e Stokholmit”. Në thelb, ishte një mekanizëm mbijetese, një mënyrë psikologjike për të përballuar frikën dhe stresin ekstrem, duke krijuar lidhje emocionale me agresorin. Që atëherë, ky fenomen është vene re në shumë raste nga pengmarrjet kriminale, te situatat e dhunës në familje, e deri te sekte apo organizata manipuluese. Rasti më domethënës është ai i aktores amerikane Patty Hearst. Vajza e një manjati televiziv u rrëmbye nga një grup ekstremist i majtë. Pas 7 muajsh, së bashku me ta u shfaq duke grabitur një bankë. Ajo iu bashkua aktivitetit të tyre kriminal. Natascha Kampusch ishte vetëm 10 vjece kur u rrëmbye më 2 mars 1998 nga Wolfgang Prikolpi. Ajo u mbajt 8 vite e mbyllur në shtëpi deri në moshën 18 vjecare. Kampusch u dhunua dhe abuzua nga rrëmbyesi i saj. Pasi arriti të largohej, ajo shfaqi empati ndaj rrëmbyesit. Colleen Stan është rasti më i studiuar i sindromës së Stokholmit. Ajo u rrëmbye kur ishte 20 vjece nga çifti Cameron and Janice Hooker. U kthye në skllave seksuale, madje qëndronte 23 orë në ditë në një kuti poshtë shtratit deri në momentin që nënshkroi një kontratë skllavërie të përjetshme në 1978. Stan më pas mori pjesë në jetën familjare të familjes, kishte disa mundësi të largohej dhe nuk u largua. Ajo nuk pranoi të bëhej gruaja e dytë e Cameron dhe gjeti mundësinë të largohej në vitin 1984.

“Ai sot është në burg, se doli i pavarur nga Rama”, debati i fortë i Vangjelit për kryebashkiakun
17/07 22:23
Çfarë po ndodh? Rama shkarkime të forta pas zgjedhjeve! Rakipllari: Gaboi kur hyri në bashki
17/07 22:17
“Ti fute në sherr Lapajn me Shabanin”, Vangjeli habit Grida Duma: Tregove se ishin konserva peshku
17/07 21:54
“Preshi s’të çon shumë lart”, Vangjeli i fortë me Lapajn dhe Shabanin: Kalamaj, ziheni për 1 mandat
17/07 21:53
Curri “ndahet” me Lapajn: E kam mik, por nuk mbajti fjalën, të linte mandatin se po i ikin njerëzit
17/07 21:44
“Këneta” që tradhëtoi Lapajn”, Rakipllari kritik: Nuk i meritojnë votat e marra nga shqiptarët
17/07 21:32
E PAPRITUR/ Lapaj përballet me Shabanin, Konomi:Takimi i fshehtë “sy më sy”, kush bëhet deputet?
17/07 21:27
“Shabani futi ‘dajën’, Adriatiku iu përgjigjet me tezen”, Sulo: Rrezikojnë ekzistencën në politikë
17/07 21:26
Nga Flamur Pisli te hajdutët e bankave! Kush janë kriminelët që joshën gratë që rrëmbyen?
17/07 00:05
Karamuço i tregon foton tronditëse live, Nora Malaj shokohet në studio: Uaaa! Nuk kam fjalë!
17/07 00:00
“Unë Zhan d’Ark shqiptare”, Zhaklin Lekatari: Nuk e pranuan revolucionin tim, kam arritur suksesin personal!
16/07 23:55
“Kam për të vdekur në 2027, ma thotë Cako”, Zeka me batutën e hidhur: Dhe në varr do të vijë të më trazojë shpirtin
16/07 23:50
“Al Capone s’ishte kriminel, ishte kundër izraelitëve”, Alfred Cako: Jemi skllevër të gjithë, paraja na mori në qafë…
16/07 23:45
Sokol Bregu ngre zërin: Revolucion! Bëhuni ujqër, njëherë në jetë! Deputetë me karrige të falura!
16/07 23:40
“Politikanët tanë vuajnë nga Sindroma e Stokholmit, e rrahu kryetari dhe e votoi”, analiza e Nora Malajt
16/07 23:30
“Do më flisni mua për DEA-n?Janë kot”, Cako kundër Karamuço e ndëpret: Mos u fut aty, mos u fut aty
16/07 23:20
“Grabitja e bankës u kthye në shkencë”, Fred Cako: kriminelët tanë nga lakmia merren me drogë
16/07 23:10
“Isha në juri, krimineli bleu kurorën e miss-it”, Milaim Zeka: Jam budalla, dhashë dorëheqjen
16/07 23:00
Rasti tronditës i Flamur Pislit, Karamuço: Ai që e vrau u bë ca kohë drejtor i Policisë së Shtetit
16/07 22:40
“Ja e thashe, ça do të thotë kjo?”, Zeka debat me Bregun: Pse nuk flasim për ato që shohim
16/07 22:35