Një grabitje e armatosur si në filma ka ndodhur pasditen e djeshme në një argjendari në Suharekë, ku ka pasur shkëmbim zjarri mes Policisë dhe hajdutëve dhe për pasojë zyrtari policor, Avdullah Hoxha ka mbetur i plagosur. Përveç tij, edhe një polic ka mbetur i lënduar teksa po ndërhynte bashkë me kolegët e tij në këtë rast, por nuk ka pësuar plagë nga plumbat. Gjendja shëndetësore e policëve është e stabilizuar dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa katër të dyshuarit, që akoma s’janë identifikuar kanë arritur të arratisen nga vendi i ngjarjes, me një makinë me targa të vjedhura të rajonit të Prishtinës “01”. Gazetare: Luçiana Hulej Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj