Raúl González-Montero, Përfaqësuesi i OBSh-së në Shqipëri i është drejtuar sot me një mesazh gjithë personelit mjekësor, që po përballet me koronavirusin. Gonzales thekson se bota po përjeton një nga sfidat më të mëdhaja, duke shtuar se “Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm përsa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor”.