Qindra shqiptarë kanë humbur jetën në det ndër vite, në tentativë për të kapur ëndrrën europiane. Familjarët e 32 djemve nga Maqellara e Dibrës, të zhdukur në mars 1996, ende shpresojnë se ata janë diku, gjallë. Të afërmit e personave që humbën jetën në tragjedië e 9 janarit 2004 ende janë të bindur se fëmijët e tyre i vrau shteti Kanali Otranto, ka përpirë ëndërrat e qindra shqiptarëve, duke u konsideruar shpesh ‘ngushtica e vdekjes’. Çfarë fshihet pas historive më dramatike të shqiptrarëve që tentuan të kalojnë detin? A kanë marrë dënimin e merituar zyrtarë të policisë të implikuar në trafik apo faji u është lënë viktimave?!