Video e trainerit Armando Hidi duke u ushtruar me gjyshen e tij 86 vjeçare në kushtet e shtëpisë, bëri xhiron në rrjet. Ata u bënë pjesë e “Ftesë në 5” përmes një lidhje direkte, nga ku folën për marrëdhënien e tyre dhe komentuan videon në fjalë, që ditën e djeshme na motivoi dhe na ktheu të gjithëve buzëqeshjen. Edhe pse 86 vjeç, gjyshe Nexhi bën një jetë tepër aktive, që e ka vazhduar edhe përgjatë këtyre ditëve të vështira duke u ushtruar në kushtet e shtëpisë me nipin e saj.