Vetëm 16 kilometra nga bregu i Vlorës, pasi kishte notuar 75 kilometra, Eva Buzo e ndali notin pas rreth 28 orësh rrugëtim. 36 vjeçarja australiane me origjinë nga Shqipëria, i rezistoi fillimisht këshillave të trajnerëve të saj për t’u tërhequr, por në fund u detyrua të dorëzohej vetëm pak milje nga Karaburuni. Pickimi i një kandili ia rëndoi situatën ndërsa edhe kripa ia kishte vështirësuar më parë të folurën. Në tokën e të parëve tashmë Buzo do të ketë mundësinë të shijojë bukuritë e Shqipërisë, për promovimin e të cilave e ndërmori sfidën e vështirë, siç edhe e evidentoi plot krenari. Gazetar: Gerald Qerimi Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj