Gjyqtarja që të liron nga burgu! Enkelejda Hoxha e Krujës ka nxjerrë disa të dënuar nga burgjet
15/01/2020 15:21

Gjyqtarja e Krujës, e cila ende nuk ka dal në vetting, Enkeleda Hoxha, të martën liroi nga burgu Indrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm, si anëtar i bandës së Durrësit, i akuzuar për disa vrasje, plagosje dhe krime të tjera. Në të njëjtën mënyrë që gjyqtarja Hoxha, përdori për lirimin e Dokles, në nëntor të 2017-ës, ajo liroi Genc Tafilin, i përfshirë në vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit. Tafili kishte kryer 17 vite burg, nga 25 që ishte dënuar. Një tjetër lirim që mban firmën e gjyqtares Hoxha, është edhe ai i Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim. Paja njihet për disa nga arratisjet e tij në burgjet e Italisë dhe Gjermanisë. Paja u lirua disa ditë pas Tafilit. Lidhur me vendimin për Doklen, avokati i tij ka deklaruar gjatë seancës se klienti i tij “ka kryer 25 vite burgim dhe është sjellë mirë”. Ai gjithashtu deklaroi se Dokle nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Indrit Dokle kishte kërkuar më parë rrëzimin e dënimit me burgim të përjetshëm, por kërkesa nuk u pranua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2017. Ndërkohë që Gjykata e Krujës ka vendosur tani për lirimin e tij. Ndërsa për lirimin e Tafilit dhe Pajës, brenda një jave, në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi verifikimin e vendimeve të kësaj gjyqtareje, pas iniciativës së presidentit Ilir Meta. Enkeleda Hoxha,në vitin 2018, po ashtu vendosi lirimin nga burgu të Rexhep Rrajës, djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u dënua me 1 vit burg, për dhunë të ushtruar ndaj Xhisiela Malokut, por gjyqtarja vendosi konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Top Channel/ Aksident i rëndë në aksin Korçë-Bilisht, përfshihen tre mjete, lëndohet një drejtues
11/04 21:11
Top Channel/ Zjarr në malin e Koshnicës në Gramsh, flakët përhapen me shpejtësi
11/04 21:10
Top Channel/ “Reformën e bëri PS-ja”, Rama: Dorëzuam shpatën e drejtësisë në duart e tyre
11/04 19:59
Top Channel/ Koncert për Kardinal Simonin, në nder të 70-vjetorit të shugurimit meshtarak
11/04 19:57
Top Channel/ Bllokohen 110 tonë fruta-perime, AKU aksion në Shkodër, zbulon shkelje
11/04 19:55
Top Channel/ Ministri i financave Malaj: Kemi ulur borxhin publik në 53% kemi ulur dhe…
11/04 18:05
Top Channel/ Ministrja e Ekonomisë Ibrahimaj:Ne vendosëm që paga minimale të jete 500milek të vjetra
11/04 18:04
Top Channel/ “Ku ke mësuar kaq mirë shqip” Rama bënë batuta me koreanen
11/04 18:03
Top Channel/ Aksident në Llaman të Himarës, makina përplaset me motorin, lëndohet 26-vjeçari
11/04 16:40
Top Channel/ I shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, vihet në pranga 55-vjeçari në Krujë
11/04 15:51
Top Channel/ Ndezi zjarr në Parkun Kombëtar të Dajtit, në pranga 62-vjeçari
11/04 15:51
Top Channel/ Zbulohet baza e armatimit që furnizonte grupet kriminale, sekuestrohen 9 armë zjarri
11/04 15:50
Top Channel/ Rritet turizmi në Vlorë, të huajt zgjedhin bregdetin, rritet interesi për…
11/04 15:26
Top Channel/Domatja e artë në treg, importohet me 60 lekë/kg, në treg shitet deri në 600 lekë për kg
11/04 15:24
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës, nga sot në orën 16:00, 209 lekë dhe benzina me 175 lekë për litër
11/04 15:14
Top Channel/ Rritet kriminaliteti te të miturit, 545 të mitur autorë në 3 muaj, 160 nën 14 vjeç
11/04 15:14
Top Channel/ Burgjet vendosin për ulje dënimi, propozimi heq gjykatat për kërkesat, synohet ulja e..
11/04 15:06
Top Channel/ Aksident në Vlorë, makina del nga rruga, tre të plagosur, mes tyre një 14-vjeçar
11/04 14:41
Top News- Kryepeshkopi Joan uron besimtarët ortodoksë për Pashkë: Ta gjejmë paqen në zemrat tona
11/04 14:26
Top Channel/ Fluks i lartë në Morinë, 33 mijë shtetas kalojnë kufirin, rriten hyrjet e pushuesve
11/04 12:27