Gjyqtarët rrihen me grushte/ Skandali në gjykatën administrative të Vlorës
24/03/2021 15:22

Gjykata Administrative e Vlorës është futur në një ngërç që po pengon punën me proceset gjyqësore për shkak se dy gjyqtarë janë në konflikt mes tyre. Aq i fortë është ky konflikt sa dy nga tre gjyqtarë që janë aktualisht në Gjykatë, nuk komunikojmë më dhe në rastet kur korridori i gjykatës i detyron të jetë pranë njëri-tjetrit, shpërthejnë në fyerje dhe rrahje me grushta. Këta janë dy gjyqtarët Ken Dhima dhe Bevis Shehaj. I pari akuzon kolegun më të ri si të paaftë për vendimet gjyqësore që jep, ndërsa i dyti ka bërë padi në institucionet më të larta. Përplasja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet ende në serverat e kësaj gjykate. Të kontaktuar nga Top Channel, drejtuesit e gjykatës thonë se videon mund ta marrë vetëm prokuroria nëse ka një hetim për ngjarjen. Përplasja fizike mes gjyqtarëve, Bevis Shehaj dhe Ken Dhima ka penguar edhe punën e gjykatës. Burime nga gjykata i thanë Top Channel se gjyqtarët që kanë zyrat në të njëjtën ndërtesë dhe fare pranë, kur kanë gjyqe në të cilat duhet të jenë bashkarisht, komunikimin e mbajnë nëpërmjet postës. Edhe pas këtyre incidenteve dhe sjelljeve prej adoleshentësh, gjyqtarët në fjalë vijojnë në të njëjtën situatë pa asnjë masë ndaj tyre. Shkaku i përplasjes janë disa vendime gjyqësore të cilat mesa duket kanë interesa përtej atyre ligjore që për t’u zgjidhur po përdoren edhe grushtet. Gjyqtari Bevis Shehaj ka dhënë një vendim në vitin 2020 për të përjashtuar si gjyqtar kolegun e tij Ken Dhima nga një çështje gjyqësore për një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnjë, e më pas Ministria e Drejtësisë ka marrë një ankesë nga pala tjetër në konflikt kundër gjyqtarit Ken Dhima dhe ndaj tij ka hapur një hetim disiplinor. Hetimi është hapur me muajin shkurt dhe gjyqtari bën përgjegjës kolegun e tij Bevis Shehaj.

Top Channel/ Aksident në Lushnje! Makina përplaset me traktorin, plagosen dy persona
07/04 16:40
Top Channel/ Fermerët përplasen pas takimit në ministri për subvencionet e naftës: Kush je ti që…
07/04 16:39
Top Channel/ Zjarri përfshin përroin e Zharrëzës në Fier, flakët përhapen me shpejtësi nga era
07/04 16:38
Top News – Rusia spiunon SHBA tek Irani/ ‘I dha informacion nga satelitët e saj’
07/04 15:53
Top News – PD-Ra parlamentarizmi. Hetimorët, Balla: Jo mbivendosje kompetencave të SPAK
07/04 15:39
Top Channel/ Rezistenca antifashiste, përkujtohet në Durrës “7 Prilli i 1939”
07/04 15:29
Top Channel/ Pitbulli sulmon 4-vjeçaren në Vlorë, e mitura plagoset në kokë
07/04 15:26
Top Channel/ Aksidenti fatal në Vlorë, dalin pamjet, mjeti me shpejtësi fatale
07/04 15:26
Top Channel/ Nis pastrimi i plazheve, do punohet disa ditë për të hequr mbetjet
07/04 15:23
Top Channel/ Blegtorët në protestë për subvencione, kërkojnë rritje financimi dhe naftë
07/04 15:22
Top Channel/ Ndryshon Ligji për pastrimin e parave, deputetët votojnë draftin
07/04 15:16
Top Channel/ Gjykata refuzon Ballukun, kërkoi rrëzimin e masës për pezullimin nga detyra
07/04 15:13
Top News-’14 milionë iranianë, gati të vdesin’. Presidenti Pezeshkian sfidon Trump-Edhe unë në listë
07/04 14:48
Top News- Qeni sulmon 4-vjeçaren në Vlorë/ E mitura përfundon me plagë të rënda në spital
07/04 14:36
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News- Astiri, me shkollë nga shtatori / Godina për 9-vjeçaren, do mirëpresë 1 mijë nxënës
07/04 14:08
Top News- Haradinaj refuzon takimin me Abdixhikun/ LDK: Kërkesën po e shndërron në sulm publik
07/04 13:49
Top Channel/ Pitbulli sulmon të miturën në Vlorë, Punëtori që e shpëtoi: E kafshoi në kokë…
07/04 13:34
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30