Gjyqi i atentatorit nga Nikla/I dyshuari si vrasës kërkon të mbahet në një burg të sigurisë së lartë
24/03/2021 15:46

I dyshuari për atentatin mafioz ndaj Shkëlzen Kastratit, në Fier u la në burg nga gjykata. Albert Zaja, gjatë seancës, sot në Gjykatën e Fierit deklaroi se ka qenë në Vlorë ditët që ndodhi ngjarja. 37-vjeçari pranon se ka dijeni për faktin se përse është ndaluar por nuk pranon se është autor i vrasjes. Ai ka kërkuar të mbahet në një burg të sigurisë së lartë pasi ndihet i rrezikuar për jetën. Albert Zaja dyshohet se është personi që ka qëlluar me dy plumba më 1 shkurt në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij . Ai u kap më 21 mars nga forcat RENEA në fshatin Larushk të Krujës ndërsa tre persona e të tjerë janë ende në kërkim: Elmir Tufa, Elson Xhecuka, dhe Roland Cara. Gjatë atentatit në rretthrotullimin në hyrje të Fierit, viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes dhe disa minuta më pas, në mbikalimin e fshatit Baltëz, në By-passin e Fierit, policia gjeti të djegur mjetin tip ‘Range Rover’ . Albert Zajen me vrasjen e lidh mjeti ‘Audi’ që u gjet në Thumanë, me të cilin janë larguar autorët pas diegjes së fuoristradës në Baltez. Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit, dyshohet se është vazhdimi i vrasjes së ndodhur në vitin 2016 në Fier, ku shënjestër ishte Klement Kastrati, vëllai i viktimës. Shënjestra bashkë me një tjetër person mbetën të plagosur, ndërsa u vra një person nga Patosi.

Top News – Tym i zi në Milot, digjen goma pranë lumit Mat
14/03 20:49
Top Channel/ Sëmundjet e veshkave në rritje. Mjekët: 1 në 10 persona të prekur
14/03 19:55
Top Channel/ Re të zeza tymi mbulojnë zonën e Milotit, shkak dyshohet djegia masive e gomave
14/03 19:20
Top Channel/ Festohet Dita e Verës në Lushnjë, koncert dhe aktivitete
14/03 16:37
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë/ Disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 15:24
Top Channel/ Sot festa e Ditës së Verës/ Qendra e festës është qyteti i Elbasanit
14/03 15:22
Top Channel/ SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH për infiltrime
14/03 15:04
Top News – Tirana feston ditën e verës. Ballokume, muzikë dhe ngjyra në kryeqytet
14/03 14:18
Top News-Banorët e Rrjollit kundër resortit të Ulajt/ Sërish përplasje për pronën, disa të shoqëruar
14/03 14:12
Top Channel/ Vlonjatë dhe turistë festojnë Ditën e Verës pranë bregdetit
14/03 14:10
Top Channel/ Pamje me dron, Tirana feston Ditën e Verës, qytetarët mbushin rrugët e kryeqytetit
14/03 14:06
Top News – Ngjyrat e festës ‘veshin’ Tiranën. Ballokume e tinguj muzikor për ditën e verës
14/03 14:04
Top News- ‘Shqiponjat’ kapin 36-vjeçarin nga Kosova/ I dënuar me burg për shpërndarje droge
14/03 13:31
Top News – Festë dhe në burgun e të miturve/ Aktivitet festiv në kuadër të ditës së verës
14/03 13:22
Top News- Dhunë e përplasje në protestën e banorëve të Rrjollit, vijon beteja për pronën
14/03 13:20
Top Channel/ Dita e Verës në Durrës, koncert dhe panair në Ditën e Verës në qytetin bregdetar
14/03 12:43
Top Channel/ Dita e Verës në Tiranë, disa evente janë organizuar në kryeqytet për këtë ditë
14/03 12:42
Top Channel/ Sot Dita e Verës, qendra e fesës është Elbasanit, ku eventet kanë nisur prej ditësh
14/03 12:41
Top News – Elbasani, ‘kryeqyteti’ i festës. Koncert e aktivitete për Ditën e Verës
14/03 12:31
Top Channel/ Iftari i prefektit të Tiranës, mesazh paqeje dhe harmonie fetare në iftarin e Ramazanit
14/03 12:26
DIGITALB DIGITALB