Një nënë nga Shkodra denoncon rastin tronditës të dy vajzave të saj ku njëra prej tyre është vetëm 3- vjeç, të cilat detyrohen të qëndrojnë 7 orë në Bashki për takime të detyruara me babain dhunues. Vajzat qajnë dhe nuk duan të shkojnë, por vendimi i gjykatës dhe përmbarimi e detyrojnë nënën të zbatojë udhëzimet ligjore. Videoja tregon momentet kur fëmija është i lodhur dhe i shqetësuar, duke reflektuar efektin emocional dhe fizik të kësaj situate. Nëna apelon për ndërhyrjen e institucioneve përkatëse, duke kërkuar që fëmijët të mos torturohen dhe që realiteti të merret parasysh nga gjykata.