Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen. Studentët kanë vendosur pankarta në qendër të Shkupit, me mbishkrime për të drejtat e tyre. "Ligji në letër, diskriminim në praktikë", shkruhet në një njërën prej pankartave, teksa një numër i madh kanë marrë pjesë.