Suedia, e cila ka shkallën më të ulët të pirjes së duhanit në Bashkimin Evropian, është afër synimit për klasifikuar si vend “pa duhan pirje”. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, për të marrë këtë status, niveli i pirjes së duhanit në një vend duhet të jetë më pak se 5 për qind. Suedia është shumë afër arritjes së këtij niveli.