Gjobë, burg apo heqje me ligj? Çfarë do të ndodh me skuterat që po bëjnë namin me aksidente?
26/06/2025 22:25

Një xhiro për kënaqësi u kthye në një tragjedi për tre të miturit të cilët ecnin me skuter elektrike në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" këtë të mërkurë. Një makinë i përplasi teksa kaluan rrugën kryesore me semafor të kuq, një prej tyre në gjendje të rëndë e dy të tjerët me dëmtime më të lehta në spital. Monopatet në Shqipëri janë kthyer nga një mjet trendy në një fenomen shqetësues për sigurinë rrugore, e sidomos për të miturit që përbëjnë kategori mjaft të gjerë si përdorues. Sipas statstikave deri në fund të 2024-shit, shifra e aksidenteve të tilla ishte 554, duke shënuar pothuajse dy aksidente të reja çdo ditë. Për vitin 2025, pa shifra absolut, thuhet se numri është rritur me gati 30%, duke kontribuar në 51 aksidente të përditshme, përfshirë të gjitha kategoritë e mjeteve rrugore. Aksidentet sjellin trauma të kokës, lëndime në gjunjë, bërryl dhe shpinë, e fatkeqësisht nuk mungojnë as rastet fatale apo edhe invalidizim afatgjatë. Në ligjin shqiptar skuterat elektrikë trajtohen si “motomjete” sipas Kodit Rrugor. Megjithatë nuk përfshin rregulla të veçanta për skuterat si moshë minimale, certifikim ose patentë specifike. Prej kohësh nga ekspertë kërkohet ligj i veçantë për skutera elektrikë, me kërkesa për moshë minimale. Ajo që duhet më shumë është sensibilizim kombëtar dhe kontrolle të rregullta e monitorim sistematik nga Policia Rrugore. Si të mbrojmë të miturit nga rreziku që sjell përdorimi i pakujdesshëm i këtyre mjeteve? Cfarë duhet të ketë legjislacioni shqiptar?

Jetski hyjnë në det bëjnë masakër”, mjeku tregon gropat thithëse në det, pse mbyten në Durrës?
26/06 23:35
“Mos harroni Gert Bogdanin!”, propozimi i Karamuços që mund të shpëtojë jetë: Duhet kjo paisje!
26/06 23:13
SMS i fortë që mer Grida Duma live: Hiqni monopatinat, më bëhen nervat tel nga fëmijët
26/06 23:07
“Ju duket se deti bëhet beton”, pronari i JetSkive: Pasoja vjen nga goditja mbi mjetin lundrues
26/06 23:02
“Mos noto po re në gropë thithëse”, Brataj tregon si t’i shpëtoni mbytjes kur të merr rryma në det
26/06 22:56
“Policët me JetSki në aksion”, Koxha: Ja vendet ku JetSki të përplas dhe të lë në mes të detit
26/06 22:54
“Ej kujdes mos qëllo se janë zhytësit”, Karamuço: Kërciste arma në bregdet, plumbat të zinin…
26/06 22:53
Pse përplasen të huajt sa herë hipin mbi JetSki? Koxha: Ka raste rrinë shumë vonë dhe humbasin
26/06 22:37
“E mbante vetëm jeleku”, pronari i JetSki tregon si shpëtoi turisti belg: Më arrestuan për këtë
26/06 22:32
Duma habitet nga pronari i Jetski: Si kam parë kurr kaq larg, i shoh nga 70 metra afër në Durrës
26/06 22:31
Gjobë, burg apo heqje me ligj? Çfarë do të ndodh me skuterat që po bëjnë namin me aksidente?
26/06 22:25
E FRIKSHME/ “13 skutera përplasen në ditë”, Brataj jep shifrat: 21 mijë aksidente nga 2018-25
26/06 22:11
“Kapelja më mbrojti kokën”, Karamuço rrëfen aksidentin e frikshëm: Hyra në operacion pa ndjenja…
26/06 22:08
“Sikur bie nga kati 4”, shokohet studio, eksperti Hasanaj nxjerr pamjet e përplasjeve me makinë
26/06 22:07
Trondit Karamuço me shifrat alarmante: Skuterat janë emergjencë kombëtare, po vriten fëmijët
26/06 21:40
“Tmerr! Ndalini monopatet!”, qytetarët kundër përdoruesve: Futen me të kuqe, s’kanë asnjë rregull!
26/06 21:39
“Mbi 700 persona të lënduar në vit”, gazetarja Bezat jep shifrat alarmante për monopatet në rrugë
26/06 21:33
“Fëmija i përplasur me skuter ka dëmtim në sy”, Brataj jep gjendjen e fëmijës që është më rëndë
26/06 21:30
Grida Duma mesazh të fortë për prindërit dhe fëmijët skutera në rrugë: Mos luani me jetën!
26/06 21:29
Tronditet PD! Shkarkohen drejtuesit! Paralajmërimi i fortë i gazetarit për lëvizjet e Berishës
26/06 00:10