Incidentet të lidhura me rrymën elektrike kanë qenë të shumta ndër vite. Edhe ky vit nuk ka kaluar pa u regjistruar disa viktima si pasojë e kontaktit me korrentin. Një 31 vjeçar ka ndërruar jetë në fshatin Biçukas në Divjakë para pak ditësh, pasi e ka zënë korrenti duke vaditur misrin të shtunën. Armando Nasufi, në momenti e ngjarjes ka qenë vetëm. Me pas familjarët të shqetësuar se nuk po përgjigjej në telefon kanë shkuar te toka dhe e kanë gjetur pa shenja jete. Gazetar: Kristo Kote Çdo ditë në një transmetim live do të vinë ngjarje të aktualitet, fenomene histori njerëzore, por edhe ngjarje të bujshme, ku program do të thellohet në to për të sjellë ekskluzive protagonistët e tyre. Lidhje direkte nga e gjithë Shqipëria. Dinamika e jetës shqiptare do të jetë çdo ditë në ekranin e Top Channel. Prezantojnë: Erjona Rusi & Arjon Muça Autore: Eralda Kenaj