Parkimet në qytet janë kthyer në problem për mjetet zjarrfikëse pasi nuk lejojnë hyrjet e tyre në lagjet historike në rast emergjence. Sipas kreut të shërbimit zjarrfikës Kujtim Bizhga në prag të stinës së zjarreve shumica e bashkive të qarkut të Gjirokastrës nuk kanë mjete dhe logjistikë të mjaftueshme për të përballuar situatën.