Një konflikt pronësie mes kushërinjve përfundoi tragjikisht në qytetin e Gjirokastrës. Burrë e grua, Aleks dhe Afërdita Kosta, 66 vjeç dhe 49 vjeç, u qëlluan për vdekje me breshëri kallashnikovi në shtëpinë e tyre. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së mërkurës, në lagjen “Palorto”.