Autor: Edi Manushi Moderatorë: Edi Manushi, Fjoralba Ponari, Nevina Shtylla Rubrika: Argjira Spanca Kur ndërroni shtëpinë, stresi më i madh është paketimi i objekteve. Argjira tregon 3 mënyra sesi t`i përdorni në mënyrë efektive ato: Kutia e parë: priten të dyja anët në formë trekëndëshi duke krijuar lehtësi në transportin e kutisë. Kutia e dytë: pritet një pe i trashë dhe mbi të vendoset një ngjitës prej letre. Pasi mbyllet kutia dhe transportohen objektet, për ta hapur me lehtësi, thjesht tërhiqet peu lart. Kutia e tretë: Për t`i ruajtur nga thyerja sendet e qelqta në kuti, i vendosim ato mes kokoshkave dhe rreziku i thyerjes është thuajse 0.