Gjiknuri, takim me banorët e ish-Fabrikës së Çimentos: Votoni për Vlorën! Votoni numrin 12
05/04/2021 11:00

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët e Rajonit nr.1, njohur si zona e ish- Fabrikës së Çimentos. Gjatë viteve të fundit, në këtë zonë ka patur investime të shumta duke e ndryshuar dukshëm imazhin e mbartur ndër vite si ndër më problematiket për sa i takon infrastrukturës. “Zona ka njohur investime të cilat e kanë ndryshuar standardin e jetesës së banorëve. Ju jeni vet dëshmitar se si ka qenë kjo zonë, por në këtë mandat të tretë qeverisës janë të shumta projektet të cilat do ta transformojnë tërësisht zonën e Ish- Fabrikës së Çimentos, si vijimësi e punëve konkrete që kanë nisur”, theksoi Gjiknuri. Sipas tij, rehabilitimi i aksit rrugor që të çon drejt Ish- Fabrikës së Çimentos ka lehtësuar së tepërmi edhe punën e të gjitha bizneseve që operojnë në këtë zonë. “Instalimi i ndriçimit në të gjithë bllokun e banimit është një investim i cili po i jep fund errësirës totale gjatë orëve të mbrëmjes që pushtonte të gjithë zonën. Është parashikuar edhe realizimi i projektit infrastrukturor për zonën industriale, aty ku operojnë shumë biznese prodhimi, një investim rrënjësor në sistemin e kanalizimeve, rrjetin e ujësjellësit, gjelbërim dhe ndriçim të gjithë zones”, nënvizoi Gjiknuri. Teksa bëri thirrje për një votë masive në mbështetje të Partisë Socialistë në 25 Prill, Gjiknuri tha se vota duhet të jetë përtej partive politike, duke mos u joshur nga premtimet e jashtëzakonshme, por duke u bazuar në punë konkrete, në gjithçka të bërë deri më tani. “Vota për Partinë Socialiste është votë për familjet tuaja, është shpërblim ndaj Kryeministrit Edi Rama i cili është i vetmi që çdo premtim të dhënë për Vlorën e ka bërë realitet. Vlonjatët janë dëshmimtarët konkretë të regresit që mund të sjellë Partia Demokratike nëse merr drejtimin e vendit. Me të djathtën në pushtet, jo vetëm që Vlora nuk do të figurojë në hartën e investimeve por gjithçka e nisur do të kthehet në regres. Ne kemi vërtetuar që jemi të vetmit me ju dhe për ju, për zhvillimin e mëtejshëm të Vlorës dhe të çdo zone ku domosdoshmërisht duhen investime infrastrukturore. Vota për Partinë Socialiste, mbështetja juaj masive, është e vetmja siguri për të bërë realitet vijimin e trasformimit rrënjësor të Vlorës për të vijuar t’I kthejmë të gjithë qytetit dhe lagjeve periferivke lavdinë që Partia Demokratike ia mohoi për vite të tëra”, u shpreh Gjiknuri.

Top Channel/ Kërcënimi me jetë i Adriana Kalasë, Berisha akuzon Ramën: ‘Vrasës digjital’ i…
26/03 14:25
Top Channel/ ‘Rruga e vetme është protesta’, Berisha: Nuk ka nevojë për bord nafte, duhen…
26/03 14:20
Top Channel/ Berisha: Adriana Kalaja është kërcënuar nga vrasës dixhital, por prokuroria nuk hap…
26/03 14:18
Top Channel/‘Problemi i vetëm i tyre pse proteston Opozita’,Berisha: Nuk ka skllavëri më të madhe…
26/03 14:17
Top Channel/ Berisha: Rama po varros vendimin për Ballukun, e ndaluar të përdoret në studio…
26/03 13:57
Top Channel/ “Kush thotë jemi të këqij u them shihni veten”/ Rama: Po lëmë pas korrupsionin, ky…
26/03 13:45
Top Channel/ Rama flet për panairin e 1935: Një shqiptare prezantoi rakinë në Fiera Del Levante…
26/03 13:35
Top Channel/ ‘Kemi 12 milionë turistë’, Rama: Shqipëria një vend që po e le pas korrupsionin dhe…
26/03 13:29
Top Channel/‘Krenar që kemi një ministre digjitale’,Rama:Kemi mbyllur hendeqe historike, energjia…
26/03 13:26
Top Channel/ Rama: MatchMaker sot në një nivel tjetër, tani më e lehtë për tu rikthyer në Shqipëri
26/03 13:20
Top Channel/ ‘Ai qeni që hapi këtë event është shqiptar’, Rama:Panairet një mënyrë për të rrëfyer…
26/03 13:17
Top Channel/ “Do blejmë çdo armë që duhet”, Kryeministri: Shqipëria e mbrojtur nga NATO
26/03 12:15
Top Channel/ “Shikohet çmimi i shitjes së karburanteve krahasuar me bursën”, mblidhet Bordi për…
26/03 12:11
Top Channel/ Rama mbledh socialistët më 28 mars, zbardhet axhenda e takimit
25/03 19:44
PS-PD bëhen bashkë për reformën territoriale?/ Zbulohen prapaskenat e mëdha
25/03 18:35
Top News -Rama mbledh qeverinë dhe deputetët. Fokus reforma territoriale dhe komunikimi me qytetarët
25/03 17:41
Top Channel/ Berisha sulmon Marta Kos, e akuzon për deklarata raciste kundër shqiptarëve
25/03 15:15
Top Channel/ Dëgjesa me bashkitë”, Bozdo: Kur të vije çasti duhet të thirren dhe…
25/03 13:50
Top Channel/ Deklaratat e Marta Kos për korrupsionin në Shqipëri, Berisha: Raciste dhe korruptive
25/03 13:47
Top Channel/ Komisioni Posaçëm Parlamentar për Reformën, Mazniku: Nga java tjetër kemi…
25/03 13:44