Kryeministri Edi Rama bëri pasditen e kësaj të enjte ndryshime në qeveri, duke laeguar emra të rëndësishëm të selisë rozë, nga Elisa Spiropalk tek Pirro Vengu, teksa zëvendësimi i Belinda Ballukut si zv.kryeministre u bë me Albana Koçiun. Më herët, në 100 minuta kryeministri Edi Rama shpalosi para grupit parlamentar socialist shqetësimet e tij për drejtësinë e re, çështjet e nxehta të maxhorancës dhe për kërkesën e SPAK për autorizimin e Kuvendit për Belinda Ballukun. Për zv.kryeministren Rama argumentoi pse nuk ka pranuar dorëheqjen e saj, pasi për të nuk është ende koha e dorëheqjes morale kur drejtësia është në fazë revolucionare. Nuk munguan as kritikat, pakënaqësitë ndaj sistemit të ri të drejtësisë, duke u fokusuar tek procedurat dhe trajtimi i tyre. Për të gjitha këto, kryeministri paralajmëroi një ndryshim kolosal të ligjeve për kodin penal dhe procedurën penale. Por për Berishën, fjalimi i Ramës ishte mbrojtja e vetes duke sulmuar drejtësinë. Në seancën plenare të 5 marsit, Kuvendi do të votojë raportin për autorizimin e kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren Belinda Balluku. Cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Rama?