Gjergj Luca rrëfen dramën e kazinove, pasurinë nga peshku dhe paktin me Ramën
23/11/2025 19:00

Gjergj Luca në Grida Duma Podcast ka rrëfyer periudhën kur humbi gjithçka në botën e kazinove dhe si u përball me falimentimin në kulmin e karrierës. Ai ndan takimin me Ramën, rrugën e rikthimit në biznes me peshkun dhe sfidat që e shoqëruan. Në këtë rrëfim flet hapur edhe për lidhjet me politikën, marrëdhëniet me Ramën dhe Berishën, si dhe vendimet që i ndryshuan jetën. Grida Duma sjell në skenë një projekt të ri mediatik, një podcast që shkon përtej lajmeve të ditës dhe debatit klasik politik. Ky podcast është një hapësirë për biseda të thella, personale dhe të sinqerta, ku personazhe të njohur ndajnë me publikun historitë që nuk i kanë treguar kurrë më parë. Qëllimi i këtij podcasti është të sjellë përpara publikut anën njerëzore të figurave të njohura, përmes rrëfimeve autentike mbi jetën e tyre, eksperiencat profesionale, sfidat, dështimet dhe momentet që i kanë formuar si individë.

BILETA Portokalli - Bileta