Falë bashkëpunimit mes Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe Fondazione Gramsci di Puglia u krye në qendrën DABIMUS në Bari, restaurimi digjital i filmit "Gjeneral Gramafoni". Një film kult i kinematografisë shqiptare me skenar nga Vath Koreshi dhe muzikë të stilizuar bukur nga mjeshtri Aleksandër Peçi, nën regjinë e të madhit Viktor Gjika.Në premierën e tij u promovua edhe libri i shkruar nga Ester Gjika “film pas filmi – unë e bija e…”