Gjendja e rëndë ekonomike në Mitrovicë, “çapuritësit” rrezikojnë shëndetin për mbijetesë
07/01/2020 15:51

Gjendja e rëndë ekonomike në Mitrovicën e ndarë në dysh, po i shtyn shumë të rinj që të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre për mbijetesë. “Çapuritësit”, siç i quajnë të gjithë këtu, janë “punëtorë” pothuajse të përhershëm në vendgrumbullimin e mbeturinave në Gërmovë. Me këtë punë ata sigurojnë ekzistencën e familjeve. Edhe pse të vetëdijshëm se po rrezikojnë shëndetin, rrëfejnë se nuk kanë zgjidhje tjetër. “Jam i infektuar, hamë ushqime të skaduara, i çojmë dhe në shtëpi”, shprehet një qytetar. Mbi 30 persona të moshave madhore, duke mos llogaritur edhe një numër të madh të miturish që vinë nga fshatra të ndryshme të Mitrovicës, janë vizitorët e përditshëm të këtij vendgrumbullimi. Ata shpesh të mbështjellin fytyrën e në duar mbajnë doreza, ndërsa disa nuk e lënë kamerën të afrohet sepse nuk duan të mësohet se çfarë pune bëjnë. “Vij prej orës 6 ose 7 dhe rri deri në 4-5…Jemi dy anëtarë…Mbaj familjen me të hollat që fitoj…S’ka punë tjetër, kam provuar, por s’të ndihmon askush…Gjithqysh fitoj 10-15 euro, për Zotin sa për mos me heq keq thuaja, sepse më shumë diçka jo. Edhe era këtu, plus injeksionet çka marrim, zor është boll”, shprehet një tjetër. Mjeku infeksionist, Visar Gashi u shpreh se personat në fjalë gjatë punës së tyre dhe kushteve në të cilat punojnë, janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor. Ai përmendi sëmundje që nisin nga ato më të lehtat e deri tek ato të rëndat dhe më të rrezikshmet, siç janë hepatiti B dhe C, me të cilat tha se mund të përballet secili prej personave që punojnë në ato kushte, por dhe familjarët e tyre.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17