Gjelbërimi i Tiranës, nismës i bashkohet edhe ish-presidenti Topi
21/04/2018 14:30
Nismës së Bashkisë së Tiranës për gjelbërimin e kryeqytetit i është bashkuat edhe ish-presidenti Bamir Topi. Së bashku me nënkryetarin e Bashkisë Andi Seferi, ata dhuruan 20 pemë bliri, të cilat i mbollën në rrugën e “Kokonozëve”.