Në këtë episod të maratonës javore të Për’puthen zbulohet më në fund konkurrenti i cili ngacmoi seksualisht Ardin, diskutim që ndezi edhe më tepër debatin në studio. Nga ana tjetër një takim mes Keldës e Gentit do ju mahnis. Dyshja duken shumë të afërt e të lumtur me njëri-tjetrin. Mos vallë do të kemi çiftin e parë të përputhur? Për'puthen, reality show më i ndjekur i dashurisë në Shqipëri. Djem dhe vajza të reja, në prezencën e kamerave dhe syrit të publikut përjetojnë flirtet, pëlqimet, xhelozitë, intrigat, lidhjet e dashurisë dhe emocionet më të sinqerta. Programi i përditshëm që pasqyron një pjesë të realitetit shqipar, është kthyer tashmë në fenomen me mbi 1 miliardë klikime. Çdo ditë nga e hëna në të premte, ora 18:15 Autore: Eralda Kenaj Moderatore: Megi Pojani Opinionistë: Arjon Muça, Zhaklin Lekatari