Ky monument kaq i veçantë që ndodhet larg Shqipërisë është rizbuluar plotësisht në fillimin e shekullit të XX. I ngritur në një fushë, fillimisht u mendua se ishte një çistern romake, por në fakt më pas gërmimet nxorën në dritë këtë mauzole madhështore dhe enigmatike. “Gjurmë Shqiptare”, e gazetarit Marin Mema do të sjellë sonte në mbrëmje në orën 20:10, fakte, dokumenta, të dhëna, të harruara mbi mbretin e madh të Ilirëve dhe misteret e mëdha që shoqërojnë jetën e tij.