Një nga këngëtarët më të dashur të muzikës live, Gena, ishte i ftuari i Luana Vjollcës në "Shiko kush luan". Veç humorit, muzikës, dialektit korçar që e bën akoma më të këndshme prezencën e tij në një program televiziv, ai na zbuloi që është një artist multidimensional.