Gazetari Marin Mema, njeriu i vitit/ Më i votuari bashkë me imamin Elvis Naçi dhe zjarrëfikësin Luan Kapaj
31/12/2019 19:40

Sondazhi traditë i Top Channel për njeriun e vitit nxorri si fitues me më shumë vota gazetarin e “Gjurmë Shqiptare” Marin Memën. Ai së bashku me shoqatën rrënjë shqiptare kanë arritur të grumbullojnë një shifër të konsiderueshme parash për të ndihmuar të pastrehët e tërmetit. Lista pason me vendin e dytë Elvis Nacin, imamin që drejton fondacionin bamirës Firdeus dhe që ka arritur të mbledhë disa miliona euro për të rindërtuar shtëpitë e dëmtuara. Në vendin e tretë është renditur Luan Kapaj, zjarrfikësi hero nga Vlora që shpëtoi jetën e dy personave nën rrënojat e Pallatit 6 katësh. Në listën e propozuar nga Departamenti i Informacionit të Top Channel kanë qenë edhe Alvin Berisha, vogëlushi i mbetur i burgosur në kampin famëkeq të AL Howl në Siri pasi nëna e tij u vra. Arben Cara, zjarrfikësi që humbi 7 familjarë në Thumanë, teksa ishte në krye të detyrës duke shpëtuar jetë në ish hotelin Vila Palma në Durrës. Luljeta Bozo, profesoresha e inxhinierisë që i dha dritë e shpresë shqiptarëve. Arbër Hajdari, drejtues i Fundjave Ndryshe . Nga Kosova kemi zgjedhur fituesin e zgjedhjeve të fundit, Albin Kurtin kreun e Vetëvendosjes. Po ashtu Serena Leka, shqiptarja që mori çmimin e parë në samitin botëror të inovacionit. Dua Lipa, shqiptarja e parë që fitoi çmimin Grammy apo Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila vizitoi Shqipërinë pas tërmetit dhe premtoi rindërtimin e dy shtëpive dhe një shkolle. Këto janë shifrat finale të votimit të publikut për Njeriun e Vitit: Një pjesë e mirë e propozimeve tona u përcaktuan sidomos pas ngjarjes më tragjike të vitit, tërmetit të 26 Nëntorit. Prandaj edhe shqiptarët e propozuar janë nga treva të ndryshme, ashtu sikurse solidariteti dhe ndihma ishte e madhe përgjatë gjithë kësaj periudhe.

Top Channel/ E shoqëruar me makinë policie, mbërrin në GJKKO drejtuesja e AKSHI
18/12 12:08
Top News – ‘Ju kam nderuar në Bruksel’. Rama: Fola troç! BE të mbajë fjalën për negociatat
18/12 12:00
Top News – Kuvendi e mbyll pa nder. Tensione e përplasje në sallë, PS voton pa debat
18/12 11:59
Top Channel/ Marrin flakë fibrat optike të Kuvendit, Pamje nga aksioni për shuarjen e zjarrit
18/12 11:03
TOP Channel/ Shkelje e barazisë në tendera, Gjyli dhe Elezi paraqiten në GJKKO
18/12 11:00
Top News- Endrit Shabani betohet mes britmave të opozitës, u dërgon puthje
18/12 10:53
Top News- ‘Shpërthejnë’ flakadanët, demokratët e revoltuar zaptojnë Kuvendin
18/12 10:52
Top News- ‘Më në fund e morën pushtetin’, Braçe ironizon revoltën e opozitës në Kuvend
18/12 10:27
Top News – ‘Kanë hyrë armë në Kuvend’. PD denoncon shoqëruesin e Peleshit
18/12 10:25
Top News – Përplaset automjeti me motorin, lëndohet drejtuesi i këtij të fundit, përfundon në spital
18/12 10:18
“Thaçi mbahet peng në qeli”, Rama niset drejt Hagës për të takuar komandatët e UÇK-së
18/12 10:14
Top News – Rama ‘paralajmëron’ BE: Mbaj fjalën e dhënë për negociatat e anëtarësimit
18/12 10:14
Top News – Flamur Noka ‘emërohet’ ministër në kabinetin e Edi Ramës
18/12 10:13
Top News – PD përplaset me Gardën, tensione të ashpra në Kuvend
18/12 10:11
Top News – Rama heq modestinë: Ju kam nderuar në Bruksel!
18/12 09:59
Top Channel/ Samiti i BE, Liderët e Unionit: Kryesojnë Mali i Zi dhe Shqipëria
17/12 22:28
Top Channel/ Nderohet Artur Zheji/ UGSH i dha pas vdekjes çmimin ‘Karriera”
17/12 20:02
Top News- Rama në Bruksel, takon Kallas dhe presidentin e Këshillit të Europës
17/12 19:59
Top Channel/ Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet
17/12 19:54
Top Channel/ Transplantet te privati me para publike/ Lidhja e shefes së QSUT me bizneset e Allajbeut
17/12 19:49
DIGITALB DIGITALB