Gati arrestimi i Belinda Ballukut? Anila Hoxha zbulon detajet e bujshme të aksionit të SPAK në Kuvend
16/12/2025 21:27

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut! Një kërkesë e tillë ka kthyer në nul lojën politike të qeverisë nëpërmjet vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për të mbajtur në detyrë zv.kryeministren. Lajmin që vërtitej në ajër prej javësh tashmë ka marrë formë zyrtare, pasi Prokuroria e Posacme i ka kërkuar zyrtarisht parlamentit heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun! Në shkresën e firmosur nga Altin Dumani, i cili e mbyll mandatin me një goditje shumë të fortë, kërkohet zëvendësimi i masës nga ajo e ndalimit të daljes jashtë vendit dhe pezullimit nga detyra në heqje lirie, pra arrestim. Niko Peleshi, në pozicionin e të parit të parlamentit ka pranuar kërkesën e Dumanit. Kreu i kuvendit ka njoftuar Këshillin për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet i cili do të mblidhet 19 dhjetor 2025, në orën 10:30 për të diskutuar në lidhje me kërkesën. Qeveria fitoi betejën e parë në Gjykatën Kushtetuese që mori në shqyrtim çështjen e pezullimit nga detyra dhe riktheu në detyrë Ballukun. Prokurorët e SPAK, duke parë manovra të tilla, kanë shtuar akuzat për zv.kryeministren dhe kërkojnë dënimin me burg. Ajo është marrë nën hetim dhe për lotin 4, 5, 6, 7 të Unazës së jashtme të Tiranës dhe për 3 segmente të tjera rrugore përveç tunelit të llogarisë që ishte nën hetim. Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimmarrjen e SPAK nëpërmjet platformës X. Po ashtu, nuk u kursye as kreu i PD, Sali Berisha, i cili akuzoi Ramën se mbronte Ballukun.

Alarmi për sulm me raketa në Shqipëri. Irani rekruton spiunë në Tiranë, paguhen me kripto!
02/04 23:29
Lufta hibride e Iranit! Nano: Më vodhën dhe mua e-mailet, duhet të jemi vigjilentë
02/04 23:28
“Irani rekruton njerëz në Shqipëri për spiunazh”, Nano tregon rastet: Përzgjidhen njerëz të rëndomtë!
02/04 23:27
SHBA ngre alarmin për një sulm iranian, ish-drejtori Nano: Morëm masa, ishin në alert
02/04 23:26
Krizë në PS! Braçe sfidon hapur Ramën! Dua të drejtoj Tiranën! PS merr fund nëse nuk flasim
02/04 23:16
Nuk flas me Ramën! Braçe: Nuk dua t’i marr partinë por Bashkinë, nuk flas për Ballukun
02/04 23:12
“Rama ka ndryshuar, jo unë”, Braçe feston datëlindjen në Top Story: Jam kundër për shumëçka!
02/04 23:04
Çështja Balluku?! Braçe tregon votën pro Belindës: S’flas as për të, as për Berishën dhe Metën!
02/04 23:03
Po kërkon ti marrësh PS Edi Ramës? Braçe i prerë: Dua Bashkinë, jo të drejtojë socialistët
02/04 22:57
“SPAK? Meta kundër, Rama rrezikoi pushtetin i shtyrë nga ne”, Braçe kujton përplasjet për reformën në drejtësi
02/04 22:41
Kush të mbështet ty zotëri? Braçe: Ka shumë pakënaqësi, veten time e tregoj si kryetar në Bashki
02/04 22:40
“S’dua të jem pasuesi i Edi Ramës”, Braçe kundër rrymës: Unë dua të drejtoj Tiranën, jo PS-në!
02/04 22:28
“Tirana po ndërton gabim dhe shtrenjtë”, Braçe s’ndalet: Qytet për të pasurit, duhet për të gjithë
02/04 22:26
Pse t’i marr leje Edi Ramës? Erion Braçe shpall kandidaturën për Tiranën! Ai s’më mori në telefon
02/04 22:17
“Ore keni marrë fund”, Sulo përplaset me Braçen! Deputeti më voto, ta ndryshoj Tiranën
02/04 21:54
“PS s’po sillet si parti politike”, Braçe kundër ministrave të Ramës: S’dinë të mbajnë një qëndrim
02/04 21:51
Sulo ja thotë në sy Braçes: S’do ketë garë! Rama vendos vetë! Deputeti: Jo, jo! Mos ma thuaj atë
02/04 21:46
Kush ‘spiunoi’ mbledhjen e PS? Braçe: Unë nuk e tradhëtoi partinë, por s’dua që Rama ta njoftoj emrin
02/04 21:45
“Rama s’më ka marrë në telefon, por tha diçka në mbledhje…”, Braçe tregon bisedën për Tiranën
02/04 21:37
“S’dua t’i vijë fundi PS”, trondit Braçe: Kur e shpalla kandidimin, e gjithë PS brohoriti përveç…
02/04 21:32