63% e sasisë së ujit në rrjetin shqiptar të ujësjellësit të kanalizimeve nuk sjell të ardhura sipas entit rregullator të ujit. Shoqëritë me performancë të dobët të këtij treguesi mbi nivelin 70% janë ujësjellësi i Beratit, Kucoves, Cerrikut, Durrësit, Fierit dhe Vlorës. Enti rregullator i ujit thotë se sasia e faturuar është rritur, po ashtu dhe instalimi i matësave, por ajo që ka ndikuar në këtë performance të dobët është ulja e sasisë së faturës afrofe, nga 18 m3 kub ujë në muaj për familje në 12m3.