#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Marsida Pllaha Tema: Për herë të parë së bashku në një shfaqje teatrale, por më shumë se 20 vite partner jete. “Gratë e Kazanovës” ka bërë bashkë dy partner jete në skenë… Si është kur burë e grua ndajnë të njëjtën skenografi e të njëjtin publik? Të ftuar: Indrit Çobani, Andia Xhunga "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.