Tema: 8 Dhjetor, shënohet si Dita Kombëtare e Rinisë. Si sot 30 vite më parë, një grup studentësh e pedagogësh të universiteteve të Tiranës u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë. Nën sloganin “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, levizja studentore e 1990 i dha fund në mënyrë paqësore epokës së gjatë të vetizolimit, diktaturës duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur. Të ftuar: Anaid Kaloti, Nora Malaj, Antoneta Koçi, Agim Doçi #BietaSulo, autore & moderatore e #FtesëNë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetare: Roland Spahiu