#BietaSulo, autore & moderatore e #Ftesënë5, emisioni më i ndjekur i pasditeve shqiptare Gazetar: Denisa Çerma Tema: Gratë që martohen me burra më pak të pashëm janë më të lumtura! Kjo, sipas studimit sepse burrat më pak tërheqës përpiqen të kompensojnë mangësitë fizike duke u kujdesur më shumë për partneren Të ftuar: Marçela Lati, Ilir Dushkaj, Luixhino Hala, Ana Gjini "Ftesë në 5" programi i pasdites me tema nga aktualiteti i ditës, me qasje nga familja dhe socialja. Personazhe të momentit, të njohur e të panjohur që tërheqin vëmendjen me diçka të veçantë, histori njerëzore që përcjellin mesazhe të rëndësishme! Të gjitha sjellë në formën më të natyrshme e më të lirshme ku çdokush mund të argëtohet pasditeve në divanin e shtëpisë, nga e hëna në të premte ora 17:00.